Fle nudo me derrat. Kjo është një vepër arti
Share
Ajo e pranon se ka frikë nga mikrobet. Por për instalacionin e saj të artit, Miru Kim ka vendosur që të jetojë me derrat për 104 orë pa ndërprerje.
Ish- studentja e mjekësisë do qëndrojë me derrat përpara një prej galerive Art Basel Miami. Vizitorët mund të vijnë e ta shohin atë të zhveshur përmes dritares.
Ajo do hajë e do flejë në krah të derrave për 4 ditë rresht. Për më tepër thotë se kur ka qenë e vogël ka pasur një fiksim ndaj erërave të këqija, që nuk i duron dot.
Kim, vajza e një filozofi korean, ka fituar popullaritet pasi ka pozuar e zhveshur në vende të çuditshme. Ajo thotë se kjo e ndihmon të mposhtë frikërat që ka pasur, frikën nga aktivitetet e rrezikshme, nga errësira, nga papastërtia, etj.




