25 milionë lekë për ndërtimin e tregut të lirë
Autori i Lajmit: red.
Rreth 200 tregtarë të qytetit verilindor të Krumës do të kenë brenda këtij viti një treg të përshtatshëm për ushtrimin e aktivitetit të tyre, ndërtimi i të cilit po realizohet përmes një fondi prej 25 milionë lekësh, akorduar nga buxheti i shtetit. Kryetari bashkisë, Bardhyl Peka, tha se "tregu i lirë do të ndërtohet rreth 200 metra larg qendrës së qytetit, duke i dhënë fund një odiseje zvarritjesh prej më shumë se 15 vitesh". Ndërtimi i këtij tregut njëherësh zgjidh dhe problemin e ndërtimit të godinës së bashkisë, e parashikuar aty ku ushtrojnë aktualisht aktivitetin 200 tregtarët (në qendër të qytetit). Sipas kryebashkiakut, mungesa e mjediseve të punës ka bërë që punonjësit e bashkisë të jenë të shpërndarë në zyra të vendeve të ndryshme të qytetit, madje zyrat e drejtuesve ndodhen në mjediset e shtëpisë së kulturës së qytetit. "Problemi ka qenë i njohur prej kohësh, por mungesa e fondeve ka qenë shkaku i zvarritjes së ndërtimit të tregut të lirë në këtë qytet", theksoi Peka.
Ky lajm është publikuar: 23/05/2008