E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spursat dhe zikalterit ne fazen tjeter

Skuadra e Tottenhamit ka shenuar fitore bindese prej 3-0 kunder Werder Bremenit ne xhiron e peste te fazes grupore te Liges se Kampioneve.

Me performancen e deritanishme Spursat po deshmojne kualitetin e tyre dhe me merite kualifikohen ne fazen e eliminimit direkt te gares me prestigjioze te futbollit evropian per klube.

Vendasit kaluan ne epersi qe ne minuten e gjashte permes Younes Kaboul ndersa ne fund te pjeses se pare 45-1 Luka Modric dyfishoi epersine.

Pas nje nderhyrjeje te parregullt ne Modric u akordua penallti ne favor te Tottenhamit 54 mirepo Gareth Bale deshtoi te shenonte nga pika e bardhe.

Per rezultatin prej 3-0 te Spursave u kujdes Peter Crouch 79 ndersa u ndihmua nga Aaron Lennon qe asistoi dy here ne kete takim.

Ne anen tjeter me golin e vetem te shenuar nga Esteban Cambiasso Interi ka realizuar fitore te rendesishme kunder Twente Enschede per te dale sadopak nga kriza qe e ka kapluar ne Kampionatin italian.

Pas xhiros se peste Tottenhami dhe Interi kualifikohen me nga dhjete pike ndersa mbetet te vendoset se kush do kryesoje Grupin A kurse Twente mban vendin e trete me pese pike.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›