Sqarim i opinionit publik

17 shkurt 2010
Nisur nga disa shkrime në shtypin e shkruar të ditës së sotme, të cilat njoftojnë për propozime konkrete të bëra gjatë takimeve të Presidentit të Republikës me Kryeministrin e Kryetarin e Partisë Socialiste, jemi të detyruar të qartësojmë se konsultimet po zhvillohen në një linjë mjaft korrekte. Kryetari i Shtetit ka dëgjuar palët për konvergimin e qëndrimeve të tyre, sikurse është vendosur në tryezën e ditës së shtunë. Nuk ka pasur asnjë lloj propozimi konkret në takime, e për këtë arsye nuk ka pasur as kontestime.
Palët janë shprehur dukshëm të vendosur të ndjekin rrugën e dialogut të iniciuar nga Presidenti i Republikës, i cili nga ana e tij është i angazhuar institucionalisht e personalisht të kërkojë e të gjejë pikëtakimet mes mazhorancës e opozitës.