E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del nga burgu ish-bosi i Kambo Marshall

Tetë vjet pas arrestimit të tij në Rumani për akuzën e vjedhjes me anë të mashtrimit në shuma të medha, ish-bosi i firmës piramidale “Kambo Marshall”, Ylli Kambo ka lënë qelitë e Vaqarrit pas përfundimit të dënimit me shtatë vjet heqje lirie.

Pavarësisht kërkesave të shumta të 57-vjecarit mes të cilave ka kërkuar disa herë ulje dënimi dhe herë të tjera liri me kusht asnjë kerkesë nuk i është pranuar nga trupat gjyqësore, derisa Kambo i ka përfunduar një më një, të gjitha ditët e dënimit të dhënë nga gjykata vite më parë.

Ndërsa këtë të martë gjyqtari Kreshnik Omari duhet të shqyrtonte kërkesën e ish bosit të “ Kambo Marshall” për liri me kusht, gjykates i është komunikuar se një dite më parë i dënuari kishte përfunduar dënimin, cka solli edhe pushimin e menjëhershëm të cështjes. Ylli Kambo ka drejtuar “Kambo Marshall” përgjatë 1996-1997 kryesisht në Berat. Gjykata e shpalli atë fajtor dhe e dënoi me 10 vjet burg për vjedhje me anë të mashtrimit në shuma të mëdha të kreditorëve prej të cilëve kishte përfituar rreth 800 mijë dollarë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›