Srebrenic, prfundon varrosja e 700 viktimave t ‘95

Ndërkohë ajo që spikati në përkujtimore ishte mbërritja e presidentit serb, Boris Tadiç. Kreut të shtetit serb i është afruar një grua e cila në masakër ka humbur 2 djem dhe bashkëshortin, dhe në shenjë nderimi i ka kërkuar presidentit Tadiç që vizita e tij të jetë sa më e sinqertë për të sheshuar konfliktin mes serbëve dhe muslimanëve të Bosnjës. Tadiç nuk ka folur para të pranishmëve por ka shprehur ngushëllimet e tij disave prej familjarëve të viktimave privatisht.
Ndërkaq i pranishëm në ceremoninë e përkujtimit Ministri i Jashtëm Ilir Meta foli për Top Channel ku u shpreh se përkujtimi i kësaj ngjarjeje të rëndësishme të rajonit duhet të shërbejë si mesazh që ngjarje të tilla mos të përsëriten në të ardhmen.
Të njëjtin mesazh përcollën edhe përfaqësuesit e BE-së në ceremony, ndërkohë që për herë të parë në përkujtim morën pjesë edhe udheheqësit e kroatëve të Bosnjës.