E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria humb zgjedhjet për shumicën në Dhomën e Lartë

Japoni

Zgjedhjet për Dhomën e Lartë të Parlamentit në Japoni nxorën si konkluzion një disfatë për qeverinë e Kryeministrit Naoto Kan. Parashikimet e para flasin që Partia Demokratike e Japonisë (DPJ) dhe partneri i saj më i vogël i koalicionit kanë humbur shumicën në Dhomën e Dytë të Parlamentit. Në zgjedhjet e djeshme u vendos për gjysmën e 242 deputetëve të Parlamentit. Rreth 104 milionë qytetarë të vendit patën të drejtë vote u thirrën në votime. Këto zgjedhje nacionale qenë test i rëndësishëm për mbështetjen që ka Kryeministri Naoto Kan, i Partisë Demokratike në pushtet vetëm prej katër javësh. Mbështetja për partinë e tij ka rënë, pasi Kan ka propozuar rritjen e taksave për të shkurtuar borxhin publik Partia Demokratike i dëboi para dhjetë muajsh liberaldemokratët nga pushteti.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›