E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Drejtësi për Srebrenicën

Shpirtrat e fëmijëve, grave, të rinjve, të moshuarve, viktima të Srebrenicës, kërkojnë nga njerëzit e lirë, qeveritë e tyre, OKB-ja, drejtësi. Ata do të mund të prehen të qetë, vetëm atëherë kur xhelatët e tyre do të marrin dënimin më të rëndë që meritojnë- thuhet në mesazhin e Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, me rastin e 15-vjetorit të masakrës masive të Srebrenicës. “Sot është 15-vjetori i barbarisë më të paparë, gjenocidit më të egër, më mizor, të pasluftës së dytë botërore, masakrës masive të Srebrenicës, në të cilën mbi 8 mijë civilë, burra, gra, fëmijë, të vendosura nën mbrojtjen të trupave të OKB, u ekzekutuan dhe shfarosën nga falangat e Millosheviçit e Mlladiçit, vetëm e vetëm për përkatësinë e tyre etnike dhe besimin e tyre fetar”, shprehet Berisha. Sipas tij, në këtë përvjetor zie, dhimbja, përgjegjësia, por edhe lëndimi i ndërgjegjes së njerëzimit, për këto mijëra e mijëra jetë të pafajshme, të marra mizorisht, janë më të mëdha se 15 vjet më parë. Kjo sepse ende autori kryesor, kryexhelati i këtij gjenocidi, Radko Mlladiç dhe shumica e xhelatëve të saj gjenden të lirë.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›