E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rishfaqet pas 4 vjetësh Fidel Kastro, lideri kubanez i qeshur e plot shëndet

Kubë

Fidel Kastro është rishfaqur në publik për herë të parë pas 4 vjetësh kur ia kaloi pushtetin vëllait të tij të vogël, Raul, për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore. Shumë mendonin se lideri kubanez vuante nga një kancer në zorrë, megjithatë këto detaje përbëjnë sekret shtetëror në Kubë. 83-vjeçari është fotografuar i buzëqeshur dhe plot shëndet, në disa foto të bëra me telefon celular ndërsa vizitonte qendrën kombëtare të kërkimeve shkencore. Në imazhe Kastro shihet teksa bisedon me disa persona dhe shoqërohet nga një burrë dhe një grua. Ish-presidenti kuban, sipas asaj që duket në foto gëzon shëndet të plotë. Fotot janë hedhur në blog nga djali i tij, Alex, ku Fidel mban veshur një xhaketë sportive me ngjyrë të bardhë. Shfaqja e tij në publik bëhet në një kohë kur Kuba ka deklaruar se do të lirojë 52 të burgosurit politikë.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›