E Diel, 1 Nëntor 2026

Great Game i ri ne Hindukush - Afganistani top loje i fuqive te medha

Lendet e para te Afganistanit mendohet te vlejne disa bilione dollare. Shume me lart vleresohen burimet energjetike ne shtete te tjera aziatikoqendrore deri tani nje cope e madhe torte pjeserisht e paprekur.

Lufta per burimet e lendeve te para

Irani Pakistani India Rusia dhe para se gjithash SHBA-ja do te donin te kishin nje cope te madhe te kesaj torte. Shume eksperte pajtohen per ate se pertej luftes kunder terrorizmit ne Afganistan ka edhe nje lufte per burime.

Deri tani aksesi te burimet e lendeve te para nuk eshte i rregulluar ne mase te mjaftueshme mendon Thomas Greven docent privat i shkencave politike ne Universitetin e Lire te Berlinit

Ne skenarin me te keq pra kur mberrihet ne konflikt nuk mjafton te kesh kontrata per shfrytezimin e lendeve te para. Aksesi te burimet e lendeve te para duhet te jete i siguruar nepermjet bazave ushtarake dhe bashkepunimeve ne politiken e sigurise.

Rivalet e medhenj SHBA dhe Kina

SHBA-ja dhe Kina konkurrojne prej te pakten nje dekade per burimet e lendeve te para ne bote. Te dyja vendet e dine se aksesi i drejtperdrejte te burimet energjetike vendos ne lidhje me ate se cili vend mund ta ruaje ose ta zgjeroje mireqenien e tij. Ky Great Game i ri ne Azine Qendrore eshte pra edhe nje lufte per ate nese shekulli i 21-te do te jete kinez ose amerikan mendon Thomas Greven.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift SHBA e zemeruar Kina siguron te drejte e shfrytezimit te minieres me te madhe te bakrit ne Afganistan.

Qeveria kineze ndjek prej vitesh nje politike ofensive blerjeje ne Afganistan dhe ne vende te tjera aziatikoqendrore. Per shembull Pekini siguroi te drejtat e shfrytezimit per minieren me te madhe te bakrit ne rajon ne lindje te Afganistanit duke zemeruar mjaft Uashingtonin. Cmimi tre miliarde dollare. Ne rruget qe ka ndertuar SHBA-ja ne Afganistan do te qarkullojne se shpejti ne drejtim te Kines kamionet e ngarkuar plot. Zyrtarisht Pekini refuzon te kete ambicie prej fuqie te madhe ne Afganistan dhe ne rajon. Megjithate shume vezhgues besojne se Kina ka synimin qe se paku ne Azi te jete dominante. Juumlrgen Stetten drejtor i departamentit per Azine ne Fondacionin Friedrich Ebert

Mendoj se e verteta gjendet diku ne mes. Edhe sikur te donte Kina nuk ia lejon dot vetes te mos jete aktor gjeostrategjik. Dhe sigurisht kjo vlen edhe per rajone si Afganistani dhe per konfliktin e Afganistanit.

Faktor shqetesues per Kinen prania ushtarake e SHBA-se ne Afganistan

Deri tani Kina i shmanget perballjes se drejtperdrejte me SHBA-ne. Fuqia e ardhshme boterore ndihet e kercenuar masivisht prej pranise se rreth 100.000 ushtareve amerikane fare prane. Per kete arsye thote Juumlrgen Stetten planet e qeverise amerikane per tu angazhuar ne Afganistan pertej vitit 2014 i shkaktojne shqetesime te medha Kines.

Afersia me Pakistanin eshte per Kinen per disa arsye shume e rendesishme Ne njeren ane Pekini sheh te Islamabadi nje aleat besnik kundrejt Indise rivalit te vet me te madh ne rajon. Nga ana tjeter Kina beson se me ndihmen e Republikes Islamike te Pakistanit mund ti realizoje me mire interesat e saj ne Afganistan vecanerisht pas terheqjes se SHBA-se.

Autor Ratbil Shamel / Elert Ajazaj

Redaktoi E. Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›