Sreten Ugriciq Nuk kemi bere presion kemi dhene sugjerime
Drejtori i Bibliotekes Kombetare te Serbise Sreten Ugriciq i akuzuar gjithashtu per presion nga drejtori Aurel Plasari ka pranuar te komentoje rreth kesaj situate pasi eshte njohur shkurtimisht me pretendimet e drejtorit te Bibliotekes Kombetare. Une nuk e kam degjuar deklaraten e zotit Plasari por duhet te theksoj se edhe ai nuk na ka degjuar ne sepse nuk ka qene i pranishem - ka thene dje Ugriciq i pranishem ne diten e dyte te konferences Roli i bibliotekave ne shoqerine e informacionit te bazuar ne dije. Kur i eshte thene se te pranishem kane qene specialistet e BK-se Ugriciq ka theksuar se deklaratat duhet te vinin nga specialistet atehere dhe jo nga drejtori. Mua me vjen shume keq qe zoti Plasari nuk ka qene i pranishem ne konferencen e sotme djeshme sepse do ta kuptonte qe kjo i sherben bashkepunimit rajonal. Qellimi i kesaj konference ka qene qe bibliotekat kombetare dhe ato publike te rajonit te mesojne se cte mira sjell programi COBISS dhe ta cojne kete bashkepunim me lart. Kjo konference na ka hapur dyert per nje bashkepunim te thelle rajonal qe me pare na ka munguar - ka theksuar drejtori i Bibliotekes Kombetare te Serbise. I pyetur rreth presionit rreth 8-vjecar per te cilin foli zoti Plasari Ugriciq u pergjigj Nuk eshte absolutisht e vertete. Nuk kemi bere presion por kemi dhene sugjerime qe Biblioteka Kombetare se bashku me bibliotekat e tjera te futeshin ne kete sistem rajonal sepse kjo do tu sillte shume te mira. Le te marrim nje shembull konkret Ne disa vende te rajonit ka shume publikime ne gjuhen shqipe si ne Shqiperi Kosove Malin e Zi Maqedoni dhe Serbi. Te gjitha keto vende kane interes te bashkepunojme mes tyre ne menyre qe permes nje sistemi te unifikuar ti sherbejne keto rekorde bibliografike mes tyre. Eumlshte shume e rendesishme qe botimet ne Shqiperi ti shohin ne vende te tjera si Maqedoni Mal te Zi etj dhe lsquoCOBISS na kursen kohe duke mos bere shume veta te njejten pune. Ne na vjen keq qe zoti Plasari nuk e di kete perparesi dhe nuk deshiron ta degjoje fare. Ne fund te fundit ky bashkepunim jam i bindur qe do te vije shpejt dhe ky eshte qellimi final i yni - ka thene Sreten Ugriciq i cili edhe ne perfundim te konferences ka theksuar se Plasari nuk ka dhene asnjehere argumente pse e kundershton kete bashkepunim.