Stabilizim Asocimi, nis takimi ndërparlamentar Shqipëri-BE
TIRANË- Zhvillohet sot në hotel ‘Rogner’ takimi i katërt ndërplamentar për Stabilizim Asocimin mes Shqipërisë dhe BE.
Pritet miratimi i rezolutës së përbashket me pëlqimin e mazhorances dhe opozitës. Nga një kopje e axhendës, vërehet se takimi do të fokusohet në dy çështje kryesore, qëndrimin e Shqipërisë në marrëdhëniet me BE-në dhe reformat në parlamentin shqiptar.
Vizita do të zhvillohet në kuadrin e Takimit të 4-ët BE-Shqipëri të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociimin. Grupi i europarlamentarëve përbëhet respekitivisht nga Eduard Kukak (Kryetar EPP Sllovaki), i cili do të drejtojë edhe tryezën e përbashkët mes BE dhe përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës, Viktor Boshtinaru (nënkryetar S-D Rumani), Antonio Caancia (EPP Itali), Tanja Fajon (S-D Slloveni), Stanimir Ilchev (ALDE Bullgari) dhe Michail Tremopoulos (EFA Greqi).
Në fund të takimit pritet miratimi një rezolute të përbashkët me pëlqimin e anëtarëve të mazhorancës dhe opozitës.
Në tre takimet e mëparshme nuk është shënuar asnjë arritje, të cilat duhet të ishin një angazhim i palëve në përmbushjen e prioriteve të vendosura nga Bashkimi Europian për Shqipërinë.
Grupi i deputetëve të Parlamentit Europian, i cili erdhi dje në Shqipëri ashtu sic ishte parashikuar takimi i parë i tyre për ditën e sotme u zhvillua me zv/kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto.
HAXHINASTO- KUKAN: FOKUS INTEGRIMI
Ora 8:45 Eurodeputet pas takimit të zhvilluar me minsitrin e Jashtëm dhe njëkohësisht zv/ kryeminsitrin Edmond Haxhinasto në një prononcim për mediat u shprehën pozitiv në lidhje me rolin e Shqipërisë në rajon. Eduard Kukan, kryetar i EPP-së në Sllovaki, u shpreh se eurodeputetët vlërësojnë sinjalet e mira që po jep Shqipëria dhe apelojnë për vijimin e saj.
“Europrlamentarët vlerësuan sinjalet shumë të mira. Dëshirojmë ti inkurajojmë që kjo situatë të vijojë dhe të kemi kthesë pozitive. Në vlërësojmë rolin e Shqipërisë për bashkëpunimin rajonal. E rëndësëishme që lidershipi të fokusohet tek integrimi i Shqipërisë”,- theksoi Kukan.
(el.me/BalkanWeb)