E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koncert me rastin e 99-te vjetorit te Ushtrise

Ministria e Mbrojtjes organizoi sot pasdite një koncert madhështor me kënge epike të risjella në një kontekst skenik modern në Pallatin e Koncerteve. Koncerti organizohet me ratin e 99 vjetorit të themelimit të Ushtrisë Kombëtare Shqiptare dhe mbajtjes së Ministralit të A5-së.
Përpara hapjes së këtij eventi, ministri i Mbrojtjes Arben Imami, në fjalën e tij përshëndetëse e cilësoi si mjaft të rëndësishme një datë të tillë, për vetë peshën që mbart ajo. Sipas ministrit Imami, kjo është një ditë e shënuar jo vetëm për përvjetorin e Ushtrisë Shqiptare dhe kombin shqiptar, por sot në këtë ditë festohet dhe “Dita e Rinisë”. Gjithashtu, sipas Imamit, përmes këtij eventi rikujtohet epika e kohëve moderne shqiptare. Të pranishëm në këtë koncert ishin përfaqësues të partive politike, ambasadori i SHBA-së, Alekandër Arvizu.I ftuar special ishte Komandanti i forcave të Armatosura aleatë për Europën Gjeneral James Stravis.
Në koncertin madhështor këngët epike erdhën të veshura me një kontekst skenik modern të realizuar nga dizenjatorët e Hollivudit ardhur posaçërisht për këtë koncert. Ndërkohë që regjisori i shfaqjes ishte mjeshtri Pali Kuke.
Ky koncert me muzikë popullore tradicionale shqiptare risjell në skenë gjini dhe tipologji muzikore, të cilësuara si perla të trashëgimisë shpirtërore shqiptare.
Ku për çdo pjesë që u performua ishte përgatitur një gjetje e veçantë. Programi ishte i fokusuar tek këngët epike legjendare, heroike, këngë maja krahi, kërcime pa muzikë dhe larmia e formave dhe varianteve të iso-polifonisë, por nuk muguan edhe renia e veglave magjike të fyjeve, ku vihej re edhe gërshetimi i brezave dhe valle të ndryshme, siç ishte vallja karakteristike e “Rugovës”.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›