E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Haxhinasto flet per takimin e Ministrave te Jashtem

Ministrat e Jashtëm të NATO-s bëjnë thirrje për rivendosjen e plotë të lëvizjes së lirë në Veri të Kosovës dhe koordinimin më të mirë të aktorëve në terren. Në përfundim të takimit dyditorësh, ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto artikulon qëndrimin e përbashkët të Ministrave të Jashtëm lidhur me nevojën për bashkëpunim më të fortë midis KFOR-it dhe EULEX-it.

Ministrat kanë përshëndetur edhe marrëveshjet në kuadrin e dialogut Prishtinë-Beograd,
por ajo që nevojitet tani është zbatimi i tyre.

Ministrat e Jashtëm kanë diskutuar edhe për progresin e arritur nga forcat e rendit afgane
që po arrijnë suksese të vazhdueshme në terren, edhe pa ndihmën e ISAF-it, gjë që do bëjë të mundur tranzicionin e sigurisë nga forcat e NATO-s tek ato afgane në fund të 2014.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›