E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE, fonde për ski ishullit ku s'bie borë

 

BRUKSEL - Bashkimi Evropian i dha 100 000 euro një danezi për të ndërtuar një pistë skish në ishullin Bornholm në detin Baltik, i quajtur "ishulli me diell", ku rrallë bie borë dhe ku mali më i lartë mezi i kalon 100 metrat, njofton tabloidi "Ekstra Bladet".
"Nuk mendoja se ekspertët e BE-së do të mbështesnin diçka kaq të çmendur. Por meqenëse paratë u zhbllokuan, nuk kishte arsye pse të mos e realizonim këtë projekt", i deklaroi të përditshmes Ole Harild, përfituesi fatlum i shumës. I penguar për arsye profesionale të shkonte një ditë dimri të 2006-ës për ski me miken e vet jashtë shtetit, ai i tha vetes "pse të mos kemi pistën tonë për ski alpine" dhe përfundoi duke i bërë një kërkesë për subvencione BE-së, "por duke mos besuar se do t'i plotësohej". Me fondet e zhbllokuara ai bleu një makinë për të hapur pistën dhe një borëpastruse, 80 palë ski me gjithë këpucët për veshjen e tyre. Por flokët e dëborës, të rrallë në Danimarkë, munguan në “takim”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›