Sot sfida e prapambeturTirana kërkon hakmarrje
TIRANE-EkipiTirana dhe Skënderbeu do të zhvillojnë sot në orën 17.00 ndeshjen e prapambetur të javës së 17-të, e cila u shty për shkak të trazirave të ndodhura në kryeqytetin shqiptar më 21 janar. Dy skuadrat do të zbresin në fushën e lojës për të marrë 3 pikët, ndërsa optimizmi duket në maksimum në të dy kampet.
Trajneri bardheblu Nevil Dede do t'i besojë eksperiencës për këtë takim, që vendos përballë një skuadër 24 herë kampione me një tjetër që përveç këtij sezoni, gjithnjë lufton për të mos rënë nga kategoria. "Do të fitojë Tirana ime, sepse jemi 24 herë kampionë dhe kemi më shumë eksperiencë, - deklaroi Dede ditën e djeshme. - Kam futbollistët më të mirë të kampionatit shqiptar dhe jam i bindur për këtë", shtoi ai. Në krahun tjetër, Skënderbeu do të vijë në kryeqytet me disa mungesa të rëndësishme si Shkëmbi apo Joliç, por trajneri Shkëlqim Muça mendon se bardheblutë këtë herë kanë frikë. "Fakti që ata dalin dhe bëjnë deklarata vazhdimisht për këtë sfidë, duke thënë se nuk na kanë frikë, do të thotë se na kanë, - u shpreh tekniku i skuadrës korçare. - Më vjen mirë që tani e përmendin shumë Skënderbeun, sepse më përpara as Halili dhe as Dede nuk e kishin në hartën e tyre sportive. Kjo do të thotë se janë të shqetësuar. Ne do të hyjmë në fushë për fitore dhe jam i bindur që do t'ia dalim", deklaroi më tej Muça. Në fakt, presioni për ndeshjen e sotme qëndron më shumë mbi Skënderbeun, që i duhen tre pikët për të mos lejuar shkëputjen në krye të Flamurtarit, rivalja direkte e korçarëve në betejën për titull. Në krahun tjetër, bardheblutë vijnë me moralin në maksimum pas fitores 2-1 në derbin me Dinamon, ndërkohë që nuk kanë shumë probleme me formacionin.
(d.b/GSH/BalkanWeb)