E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria miraton stadiumin do kushtoje 60 milione euro

Pak ore me vone nga vendimi i qeverise per stadiumin presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit Armand Duka gjate nje konference per shtyp e cilesoi vendimin si nje dite te shenuar per futbollin ne Shqiperi. Ai tha se federata do te jete gjithnje e gatshme qe te bashkepunoje ne te mire te interesave te perbashketa per sportin dhe futbollin ne vecanti. Duka nderkaq pohoi dje se vlera financiare e stadiumit te ri pritet te shkoje 60 milione euro nderkohe qe shpenzimet per kete investim ishin llogaritur me pare ne rreth 40 milione euro. Ne fjalen e tij presidenti i FSHF-se saktesoi se stadiumi i ri do te menaxhohet si shoqeri aksionere mes shtetit dhe FSHF-se. Paketa kontrolluese e aksioneve do te jete e ndare 75 me 25 per qind ku FSHF do te zoteroje edhe pjesen derrmuese te aksioneve. Vlera paraprake e investimit qe do te behet shkon afersisht 60 milione euro por kjo ende nuk mund te thuhet me saktesi te plote qe tani. Ajo qe mund te themi ne eshte se kemi marre premtime nga qeveria dhe UEFA per kontribute financiare ne kete projekt madheshtor dhe shpresojme qe gjerat te shkojne mire. Une mund te them gjithashtu se FSHF eshte e afte dhe e gatshme te menaxhoje nje investim te tille gjithnje duke pasur edhe mbeshtetjen dhe perkrahjen e partnereve te saj ka deklaruar Duka.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›