Stadiumi i Korçës do të rehabilitohet
Fusha e stadiumit "Skënderbeu" të qytetit te Korçës do të rehabilitohet sipas parametrave bashkëkohorë, duke e shtruar atë me një tapet të ri të gjelbër. i pritur prej disa vitesh, ky investim ka filluar të zbatohet nga dita djeshme falë një investimi të bashkise se qytetit dhe biznesit vendas, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit. Një fond prej 25 milion lekësh, nga të cilat 10 milion kontribut i bashkisë së Korçës dhe i biznesit vendas, është akorduar për të rehabilituar fushën e stadiumit "Skënderbeu". Kryetari i bashkisë së Korçës, Niko Peleshi, tha se rehabilitimi i fushës së stadiumit do të realizohet brenda vitit 2008. Sipas tij, ky eshte një investim që mund të motivojë edhe më shumë ekipin e qytetit në të ardhmen, për të prezantuar një futboll sa më cilësor mes skuadrave më të mira të vendit.