Stafi i MSH-së dhuron gjak për personat në nevojë

Stafi i Ministrisë së Shëndetësisë ka dhuruar gjak për të gjithë personat në nevojë por pse jo dhe për të pasuruar bankat e gjakut. Si fillim shembullin e parë të dhurimit të gjakut e ka dhënë drejtori i politikave shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë Pëllumb Pipero. Më pas gjak kanëë dhuruar të gjithë punonjësit e kësaj ministrie të cilët plotësonin kushtet shëndetësore për të dhuruar gjak. Kjo iniciativë është marrë pas një vendimi të ministrit së Shëndetësisë, i cili ka bërë me dije disa ditë më parë se të gjitha institucionet shëndetësore në vend do të bëhen pjesë e dhurimit të gjakut. Gjaku i dhuruar do të përdoret për të gjithë personat në nevojë. Gjithmonë bankat e gjakut të Shqipërisë kanë vuajtur mungesën e gjakut për shkak të numërit të vogël të dhuruesve por edhe faktorëve të tjerë. Megjithatë Pipero shprehet se këtë vit jemi me mirë me rezervat e gjakut edhe pse numri i personave që japin gjakë me pagesë ka rënë ndjeshëm.