E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pensionet e ushtarakëve, “ngec” zbatimi i ligjit të ri

05/07/2010 Heqja e tavanit kufizues të përfitimeve mund të sjellë abrogimin e të gjithë ligjit

Zbatimi i ligjit për pensionet e parakohshme të ish-ushtarakëve duket se do të vazhdojë të mos zbatohet për një kohë të gjatë. Burime nga Ministria e Mbrojtjes bëjnë të ditur se një grup ekspertësh do të marrin në shqyrtim vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të parë përputhmërinë e neneve të rrëzuara me Statusin e Ushtarakut dhe më pas për të vijuar më tej me procesin. Në këtë grup ekspertësh ku do të marrin pjesë edhe specialistë të Ministrisë së Financave do të shqyrtohen të gjitha detajet dhe më pas do të vendoset nëse do të ndryshohet vetëm nenet e rrëzuara nga gjykata apo do të abrogohet i gjithë ligji. Të njëjtat burime bëjnë të ditura se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka më tepër mundësi të sjellë abrogimin e komplet ligjit për sigurimin suplementar të ish-ushtarakëve se sa vetëm heqjen e pikës 2 të nenit 14 si dhe të nenit 27. Kjo për shkakun e vetëm se ky vendim ka hequr çdo kufizim për përfitimet që kanë ish-ushtarakët nga ligji në fjalë, që do të thotë se një individ mund të marrë deri në 80 për qind të pagës. E përkthyer në shifra konkrete kjo vlerë mund të arrijë edhe deri në 80 mijë lekë në muaj. Pikërisht kjo lloj hapësire kufizon qeverinë të bëjë llogaritjet konkrete dhe të përcaktojë fondin që duhet për mbulimin e këtyre pensioneve në buxhet. Nga ana tjetër sipas llogarive paraprake rrëzimi i neneve që përcaktojnë kufizimin e masës së pensionit të parakohshëm të ish-ushtarakëve i sjell shtetit shqiptar një faturë prej 10 milionë eurosh nga zbatimi i tij.

Me teper lexoni ne gazeten e dale ne treg

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›