E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greket nuk pranojne propozimin

Mbi 53 per qind e qytetareve grek kane hedhur poshte propozimin e fundit te emrit "Maqedonia Veriore" te ndermjetesit te OKB-se, Metju Nimic. Kjo behet e ditur ne nje ankete te publikuar dje ne gazeten greke "Katimerini". Sipas kesaj ankete, 43 per qind e qytetareve grek jane shprehur pozitivisht per propozimin "Maqedonia Veriore". Nderkohe, zevendes-sekretari amerikan Daniel Frid ne nje interviste per te njejten gazete deklaroi se Athina dhe Shkupi duhet te pranojne propozimin e fundit te bere nga ndermjetesi i OKB-se per emrin, Metju Nimic. Shkupi dhe Athina po shqyrtojne propozimin e fundit te perfaqesuesit te OKB-se, i cili paralajmeroi se dy palet negociatore duhet te shqyrtojne per disa jave propozimin e tij te fundit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›