E Shtunë, 31 Tetor 2026

Garriot, turisti i gjashte ne hapesire

Nje amerikan u be turisti i radhes ne gjithesi, kur anija kozmike ruse Soyuz u nis dje nga kozmodromi Baikonur ne Kazakistan per ne udhetim drejt Stacionit Nderkombetar te Hapesires. Richard Garriot, 47 vjec, i cili beri pasuri duke sajuar video lojera, ka paguar me shume se 30 milione dollare per udhetimin e tij ne stacionin e hapesires. Ai eshte djali i astronautit amerikan Ouen Garriot, i cili ne vitin 1973 kaloi dy muaj ne stacionin e hapesires Skylab. Garriot, i cili do te behet turisti i gjashte ne gjithesi, do te udhetoje me astronautin amerikan Mike Fincke dhe kozmonautin rus, Yuri Lochankov, te cilet do te mbeten ne stacionin e hapesires. Garriot dhe ekuipazhi aktual i stacionit do te kthehen ne Toke me 24 tetor.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›