Vera e Ohrit feston 50-vjetorin
Festivali “Vera e Ohrit” shënoi dje edicionin e 50-të. Me rastin e jubileut gjysmëshekullor të manifestimit më të rëndësishëm muzikor-skenik në Maqedoni do të promovohet monografia “Pesëdhjetë Vjet Vera e Ohrit”. Promovimi do të mbahet në kishën katedrale Shën Sofia në Ohër, ku më 4 gusht të vitit 1961, me koncertin e Ana Lipsha-Tofoviqit, lindi festivali dhe filloi historia e tij. Solistes Lipsha-Tofoviq me këtë rast do t’i jepet Pllakatë e Artë për merita të posaçme për festivalin. Monografia "Pesëdhjetë vjet Vera e Ohrit" është dokument i rëndësishëm historik dhe paraqet shfaqjen e ekzistencës 50-vjeçare, rritjen dhe përmbajtjen programore të festivalit. Kjo është monografia e pestë për këtë ngjarje të rëndësishme historike, që çdo vit mbahet në vende të ndryshme në Ohër, duke filluar nga 12 korriku deri më 20 gusht.
#