E Diel, 1 Nëntor 2026

Katër premiera shqiptare në vjeshtë

Filmat Do të shfaqen projektet e financuara nga Qendra Kinematografike

Ndërsa ka javë që kalendarët artistikë janë mbyllur, shtatori pritet të kthejë edhe aktivitetet. Në një bilanc të veprimtarisë së saj gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit, Qendra Kombëtare Kinematografike ka njoftuar se në vjeshtë, publikut shqiptar do t’i ofrohen edhe premierat e katër filmave të rinj shqiptarë. Bëhet fjalë për filmat “Shqiptari” me skenar të Johannes Naber dhe Andeta Spahivoglit dhe regji të Johannes Naber, film i cili po bën rrugën e tij në disa festivale ndërkombëtare, duke u vlerësuar edhe me çmime, “Pharmakon” me regji të Joni Shanajt; “Out of Touch” me skenar të Andi Delianas e Enkel Demit dhe regjia Andi Deliana si dhe “Maya” me skenar të Luljeta Lleshanakut dhe regji të Pluton Vasit. Këto janë projekte që kanë marrë miratimin e Qendrës Kombëtare Kinematografike, janë financuar nga kjo e fundit dhe pritet që së shpejti të kenë edhe takimin me publikun. Ndërkohë, projekte të filmave artistikë vepër e parë dhe dokumentarë që morën këto muaj miratimin e bordit, janë në punë e sipër.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›