E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza në Siri, Ministrat e Jashtëm mblidhen në Stamboll

STAMBOLL - Ministrat e Jashtëm të mbi 70 vendeve perëndimore dhe arabe janë mbledhur në Stamboll, në përpjekje për të gjetur mënyrat për t’i dhënë fund krizës siriane nëpërmjet presionit mbi regjimit e Bashar al Assad.

Takimi i dyte i të ashtuquajturve miqtë e Sirisë vjen menjëherë pas thirrjeve të opozitës për të armatosur kryengritësit. Sipas opozitës, mbështetja e presidenti Bashar al Assad i bëri planit të OKB nuk është gjë tjetër veç një përpjekje për të fituar kohë.

Ndërkohë qeveria siriane ka deklaruar fitoren ndaj rebelëve. Aktivistët bëjnë të ditur se të paktën 25 persona janë vrarë gjatë luftimeve të së shtunës në qytetin e Homs dhe në disa zona të tjera.

Pritet që ministrat e Jashtëm të mbledhur në Turqi përfshirë dhe sekretaren amerikane të shtetit Hillary Clinton të ushtrojnë presionin diplomatik, në mënyrë që presidenti Bashar al Assad të zbatoje planin e propozuar nga ish-sekretari i përgjitshëm i OKB Kofi Annan.

Pavarësisht se presidenti Assad ka deklaruar se e pranon planin prej 6 pikësh, një gjë e tille është parë me skepticizëm nga perëndimi dhe qeveritë arabe.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›