E Shtunë, 31 Tetor 2026

Monedha shqiptare, mbush 86 vjet



Mbushen plot 86 vjet qe nga hedhja ne qarkullim e monedhes dhe kartemonedhes se pare kombetare. Me kete rast, Banka e Shqiperise organizoi nje aktivitet ne formen e nje mini-panairi, kushtuar femijeve dhe te rinjve te grupmoshave te ndryshme, ne mjediset e librarise "Book Store" te qendres se njohur tregtare Tirana East Gate (TEG). Ai u vizitua edhe nga vete guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani. Ai beri me dije faktin se qellimi i ketij mini-panairi, ishte ndergjegjesimi i te rinjve lidhur me historine dhe vlerat e monedhes kombetare. Kjo e konsideruar si nje e mire publike dhe pjese integrale e kultures se nje vendi. Nga ana tjeter, behet me dije se ne kuader te ketij pervjetori te rendesishem per parane shqiptare si te tille, disa prej materialeve qe iu ofruan vizitoreve u nderthuren dhe me elemente te 100-vjetorit te Pavaresise. Konkretisht, ne kete mini-panair u ekspozuan monedha te shumta qe kane bere historine e parase shqiptare, mjetet qe nevojiten per emetimin e ketyre monedhave etj. Sipas eksperteve te bankes qendrore, monedha jone kombetare ka luajtur nje rol te rendesishem gjate ketyre 86 viteve te ekzistences se saj. Kjo pasi ne te jane pasqyruar jo vetem momentet kyce te historise sone, por edhe ato personalitete qe kane kontribuar ne menyre te padiskutueshme per krijimin e ndertimin e vendit tone. Nga ana tjeter, monedhat dhe kartemonedhat, konsiderohen gjithashtu edhe pjese integrale e kultures se nje vendi pasi perfaqesojne edhe vepra arti. "Vetem permes njohjes se rendesise se monedhes kombetare te rinjte do te mesojne te trajtojne me kujdes kartemonedhat dhe monedhat qe perdorin ne jeten e perditshme, si dhe te tregohen te pergjegjshem me parane e ta vleresojne ate", - shpjegojne ata.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›