Autokolona kilometrike të shqiptarëve në Merdarë
Autokolona me automjete që shkojnë deri në disa kilometra, është kjo situate në pikën kufitare në Merdarë që pas arrestimit të dy policëve kosovarë nga forcat serbe.
Shqiptarët e Kosovës tregojnë se po mbahen në kufi me orë të tëra. Një pjesë e mirë e tyre kanë braktisur makinat në anën serbe dhe kanë kaluar kufirin më këmbë.
Situata më e vëshitrë paraqitet për drejtuesit e mjeteve të rënda, të cilët janë detyruar të presin deri në 20 orë për të kaluar kufirin. Disa prej tyre rrëfejnë se u është dashur të paguajnë edhe ryshfet për të bërë të mundur kalimin.
Gjëndja është tensionuar që pas arrestimit të katër qytetarëve serbë në pikën kufitare tek Dheu i Bardhë, të cilët po bartnin materiale zgjedhore. Menjëherë pas kësaj erdhi arrestimi i dy policëve kosovarë. Arrestim që zv.ministri I Serbisë e ka justifikuar në kuadër të respektimit të reciprocitetit.
No related posts.