E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet në Tajlandë bosi i ''Cosa Nostra''-s

BANGKOK -  Policia tajlandeze arrestoi dje në mbrëmje, në aeroportin e Bangkokut, si pjesë e një operacioni të Interpolit, mafiozin Vito Roberto Palazzolo, i cili konsiderohet si një prej bosëve të mafias siciliane, ''Cosa Nostra'', njoftoi media italiane.

Vito Roberto Palazzolo, 64 vjeç, me origjinë nga Terrasini afër Palermos, në Siçili, konsiderohet nga hetuesit si financieri, i cili kishte për detyrë për të pastruar paratë e pista të ish-kreut suprem të mafias, Toto Riina, i arrestuar në vitin 1993, dhe ish-bashkëpunëtori mafioz, Bernardo Provenzano.

I dënuar përfundimisht në vitin 2009 me nëntë vite burg për lidhje mafioze, ai jetonte që nga mesi i viteve '80 nën emrin Robert von Kolbatschenko në Afrikën e Jugut, ku autoritetet kishin refuzuar për ta ekstraduar.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›