E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stamboll, regjimi libian pajtohet me vullnetin e popullit

Përfaqësuesit e shteteve arabe dhe perëndimore kanë nisur takimin me udhëheqësit e kryengritësve libianë në Stamboll.

I ashtuquajturi “Grup i Kontaktit” është duke koordinuar përpjekjet për të detyruar Muamer Gadafin të largohet pas 41 vitesh në pushtet.

“Mbi 40 shtete dhe organizata ndërkombëtare janë mbledhur këtu, me një qëllim të përbashkët, që Gadafi të shkojë dhe përsëritja e tij është vërtetë e rëndësishme për të treguar angazhimin e botës dhe për t`i bartur regjimit, porosinë se nuk ka ku të shkojë dhe se duhet të pajtohet me vullnetin ndërkombëtar dhe të popullit libian”, tha ministri i Zyrës së Jashtme britanike, Allister Bërt.

Udhëheqësi libian, duke folur në një tubim në perëndim të Tripolit, tha se “do të luftojë deri në fund”.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›