Emigrantët më pak të ardhura në vend, 5 vitet e fundit

Emigrantët shqiptarë kanë sjellë në Shqipëri më pak të ardhura 5 vitet e fundit. Remitancat janë përcaktuar mjaft të rëndësishme për ekonominë e vendit tonë.
Sipas, Milva Ekonomi ulja e të ardhurave ka bërë që të ulet konsumi dhe të rritet varfëria. Si zgjidhje për të zbutur këto efekte, Ekonomi është shprehur se duhet që të ulet varfëria dhe kjo mund të arrrihet duke ndryshuar TVSH-në për ushqimet pasi kjo është pjesë më e prekur.
Vendet e BE-së janë dërguesit kryesor të remitancave ku vendin kryesor e zë Greqia me 41.9 për qind e ndjekur më pas nga Italia me 38.6 për qind