E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çeku: Bashkëpunimi NATO-KFOR, i rëndësishëm për FSK

Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, është takuar me drejtorin e Drejtorisë së Planifikimit të Forcës dhe Politikave të Mbrojtjes, në NATO, Frank Boland.

Në këtë takim, ministri Çeku e informoi Boland me zhvillimet në FSK, si forcë profesionale dhe shumë-etnike, për progresin e bërë drejt arritjes së Kapaciteteve të Plota Operacionale. Gjithashtu, ministri e informoi Boland edhe për aktivitetet e FSK-së, që është duke ndërmarrë për të arritur këtë qëllim, si; procesin e rekrutimit, pajisjet dhe trajnimin e anëtarëve të FSK-së në Kosovë dhe jashtë vendit, si dhe përgatitjet për ushtrimin fushor "Luani i shkathët 4", i cili do të zhvillohet në shtator, të këtij viti.

Ministri informoi edhe për pjesëmarrjen e FSK-së, në aktivitetet dhe projektet e iniciativave për bashkëpunim rajonal. Ministri Agim Çeku shprehu shpresën se FSK-ja, do të marrë më vonë një rekomandim pozitiv nga KFOR-i, në realizimin e Kapaciteteve të Plota Operacionale.

"Bashkëpunimi me NATO-n dhe KFOR-in është i rëndësisë më të lartë për zhvillimin tonë profesional dhe rrugën drejt integrimeve Euro–Atlantike, mbështetja e përditshme nga këshilltarët e NATO-s dhe KFOR-i, ka qenë e rëndësishme në ndërtimin e FSK-së dhe krijimin e Ministrisë për FSK-në. Kjo, ndihmë që vazhdon të jetë e rëndësishme në zhvillimin tonë të mëtejshme në mënyrë profesionale dhe sipas standardeve të NATO-s", u shpreh Çeku.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›