Standard Liezh shpallet Kampion i Belgjikes
Standard Liezh ka fituar titullin e 9-te te Kampionit Kombetar te Belgjikes ne historine e tij, fale fitores 2-0 ndaj Anderleht, te dielen ne mbremje ne ndeshjen e javes se 31-te te kampionatit. Klubi ka 71 pike kundrejt 61 qe kane ndjekesit te tij, Anderleht e FC Bruzh dhe nuk mund te kapet matematikisht kur duhen edhe tre jave nga perfundimi i kampionatit, qe jane 9 pike ne total. Standard do te luaje ne sezonin e ardhshem ne turin e 3-te paraeliminator te Liges se Kampioneve.