Marseja ndjen mungesen e Canes
I pezulluar per ndeshjen Marsejes kunder Liles, Lorik Cana i mungoi skuadres se tij. Sidomos vendosmeria e tij: "Ne e njohim Lorikun. Ai nuk eshte me kot kapiteni. Ai i jep shpirtin ketij ekipi. Eshte nje njeri qe komunikon shume dhe qe na udheheq me vendosmerine e tij", thekson Metje Valbuena. "Eshte shume i rendesishem per kete grup lojtaresh". Nderkohe, mesfushori marsejez tregon mungesen e reagimit krenar te skuadres. "Nuk pati reagim pas pushimit. Nuk isha ne dhomat e zhveshjes, po beja nxemje. Ne perfundim te ndeshjes, ne dhomat e zhveshjes te gjithe rrinin kokulur. Por, ne do dime ta marrim veten. Do ta marrim vendin ne Ligen e Kampioneve".