UEFA, gati zevendesimin e Shqiperise
Per te marre nje informacion me te mire te situates, mjafton te hapesh edhe sajtin zyrtar te UEFA-s. Qeveria kontinentale e futbollit ka paraqitur dje pasdite shortin e Kupes Intertoto, kupe e cila nis menjehere pas perfundimit te kampionateve. Por, ajo qe te ben pershtypje nuk jane skemat e ngritura mire nga specialistet e UEFA-s, por shenimi i lene ne fund te faqes, ku theksohet se "pjesemarrja ne kete kompeticion nga skuadra shqiptare eshte ne varesi te pezullimit te UEFA-s. Ndryshe, vendin e skuadres nga Shqiperia do ta zere nje ekip nga Andorra", thekson sajti zyrtar i UEFA-s. Ja tek vjen edhe konfirmimi i pare i telasheve qe mund te dalin, nese statuti i FSHF-se nuk kalon edhe pengesen e fundit, Gjykaten e Rrethit Tirane
Je.Se
Je.Se