E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parreira jep doreheqjen nga Afrika e Jugut

Trajneri i ekipit te Afrikes se Jugut, Karlos Alberto Parreira, pritet qe te jape doreheqjen pas problemeve shendetesore te gruas se tij, beri te ditur gazeta "Johanesburg Sunday Times", qe citonte nje drejtues te federates. Trajneri brazilian, i cili drejtoi ekipin e vendit te tij ne fitoren e Boterorit ne vitin 1994, do te largohet nga Afrika e Jugut per t'u kthyer prane gruas, e cila vuan nga nje kancer, sipas drejtuesit te federates, i cili kerkoi te mbetej anonim. Ai mori drejtimin e ekipit te Afrikes se Jugut vitin e kaluar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›