E Shtunë, 31 Tetor 2026

Standardet e një femre të pirë

Të detyruar të ulemi gjithnjë e më shumë, deri në dysheme. Pa mësuar kurrë të ngrihemi, e jo më të ecim. Standardet e një vendi gjasme, në nivelin ku rrimë ballë për ballë me hundën e qenit

Nga Koloreto Cukali

Revista KLAN

Për aq sa kam lexuar, një nga arsyet kryesore pse një femër pi në club është që të ulë standardet. Më duket logjikë e qëndrueshme, që, një femër e cila ka disa standarde në përzgjedhjen e partnerit, nganjëherë, nën stresin kur nuk gjen dot një partner në përputhje me to, të pijë që ta ulë ca stekën. Ajo pi, vigjilenca bie, meshkujt që jashtë club-it ajo sdo ua hidhte sytë nën efektet e alkoolit nisin të bëhen tërheqës, ajo mund të shkojë me njërin prej tyre këtë natë. Sa më pak alternativa të mira vërdallë, sa më vonë të vijë një mashkull i mirë për të, aq më shumë pi ajo. Ka raste, kur sado të pijë e sado ti ulë standardet, asnjë partner nuk vjen. Sepse, edhe meshkujt e papërshtatshëm mund të mos intrigohen nga një femër e bërë llucë.

Si kjo femër, jemi ne. Në të tëra fushat: në aspiratat e demokracisë, të fjalës së lirë, të shtetformimit, të artit, arsimit e shëndetësisë, të sigurisë së biznesit e të jetës, të rritjes së fëmijëve e të bashkëjetesës qytetare, ne i kemi ulur standardet, madje edhe pa pirë fare. Personazhi i Chris Rock në një film thotë: Prej plumbave në lagje, u detyrova të ulem në dysheme. Përfundova të ha në dysheme, të fle në dysheme, të shoh TV në dysheme. Mësova të ec vetëm kur isha 10 vjeç. Ne, i kemi ulur standardet pikërisht në dysheme. Ne, jetojmë në të njëjtin lartësi me qenin. E vetmja gjë që shohim, është hunda e qenit. Kjo ulje e standardeve – që shumë vetë e përligjin (dhe jo pa të drejtë) me dhjetëra argumente – më duket një kompromis i padrejtë, i pandershëm, i pazoti dhe mbi të gjitha, një kompromis pa të ardhme.

5tandartet e Shqipërisë

Shqipëria, një Zvicër me det nuk është një standard. Është një shaka. Shqipërinë nuk e bën Zvicër mali e as deti. Male ka dhe Azerbajxhani, det ka edhe Somalia. Të dyja shtete jo dhe aq për tu pasur zili.

Shqipëria mund të ishte Zvicër vetëm nëse shqiptarët do të mësojnë të jetojnë e të punojnë si zviceranë: qytetarët të votojnë për çdo vendim të qeverisë rajonale me anë të plebishitit; shoferët që të dhunojnë në autostradë duke të qëndruar nga pas për presion shumë më afër se çe lejon rregullorja, fotografohen e gjobiten rëndë; çdo qytetar preferon të blejë mallra në kantonin e vet e jo në Gjermani ku mund të jenë më lirë, për të ndihmuar ekonominë e kantonit…

Nuk dua të merrem me frazën në vetvete, se jam i bindur se Kryeministri e ka thënë sa për të argëtuar publikun (ska ilaç më të mirë kundër urisë sesa humori). Besoj se nuk ka politikan në Shqipëri që nuk qesh me këtë ide. Të gjithë besojnë se ne nuk do jemi kurrë Zvicër.

Duke pranuar që ne nuk do jemi kurrë Zvicër (lexo: të jetojmë si zviceranë, me rregulla, paqë e begati) ne kemi pranuar që jemi njerëz me standard më të ulët. Pra, jemi më pak njerëz se ata. Më pak të civilizuar se ata. Nuk meritojmë, nuk dimë, nuk duam të bëjmë atë që bëjnë ata. As të jetojmë si ata.

5tandartet e shtetit

50 metra para postbllokut të policisë rrugore te Zogu i Zi ka shkelës të pafundëm: makina që ecin me 100 kur tabela shënon 30km/orë, që nuk respektojnë vijat e bardha, që parakalojnë në mënyra të gabuara, ose që ecin dhe si kamikazë. Pjesa më e madhe prej tyre, jo në Zvicër, por as në Kroaci nuk do lejohej të drejtonin makinë për shumë vjet. Te Zogu i Zi, si gjithandej, ata i japin kështu nën hundën e policit. Polici vetë, i ka ulur standardet, shqetësohet vetëm kur kalojnë makinat qeveritare që tu garantojë rrugë të lirë, e të vërë ca gjoba për xhepin e vet. Polici i ka ulur standardet, sepse shefi i tij është emëruar jashtë standardeve, sepse ai vetë ose kolegët e tij janë futur në punë e mund të nxirren pa punë jashtë standardeve, sepse rroga e tij është jashtë standardit, vota e tij është jashtë standardit, dinjiteti i tij dhe uniforma e tij nuk kanë asnjë standard, dhe fundja, zbatimi i ligjit nuk është i domosdoshëm me standard. Kështu funksionon krejt shteti e shoqëria jonë, në çdo fushë.

Përballë kemi hundën e qenit.

5tandartet e qenit

Duke i ulur standardet, politikanët justifikojnë veten pse ky vend i qeverisur prej tyre është më shumë Somali se Zvicër, ndërkohë që ulin qëllimisht pritshmëritë e publikut ndaj tyre. Ata janë të pazotë ta bëjnë këtë vend, por, duke menduar e punuar me moton reale ne nuk bëhemi kurrë Zvicër (lexo: ne nuk mund të jetojmë e punojmë kurrë si zviceranë) kanë legalizuar ekzistencën e qytetarit të klasit të dytë. Atij që jeton mbi dysheme, hundë më hundë me qenin.

Për një qytetar që jeton në dysheme, ata legjitimojnë nivelin banal sesi bëjnë politikë, që projektet e tyre skanë pse të jenë serioze, që sjellja e tyre ska pse të jetë njerëzore, që pushteti e tyre ska pse mos jetë e korruptuar, që TV-të e gazetarët e tyre lehin, në vend që të informojnë standard i informimit për qenin…Kështu, vota e një qytetari që jeton në dysheme, fundja, ska as pse numërohet.

Politikë e qelbur, e ndyrë plot me malokë. Nga ana tjetër, legjislacioni që ne kemi adoptuar, demokracia që pretendojmë të kemi si formë organizimi politik, janë sisteme të bëra për zviceranët. Janë sisteme, për të jetuar e punuar si njerëz (lexo: si zviceranë). Në rastin tonë, ato po aplikohen në qenie të një niveli më poshtë, prandaj standardet dalin të deformuara. Aty ku standardet deformohet, krijohen zbrazëtira që të fortët i mbushin me standardet e tyre. Prandaj, ky vend ka vetëm 1 standard real, standardin e më të fortit.

5tandartet e Tiranës

Më kujtohet në një intervistë të shumë viteve më parë, Edi Rama, atëherë kryebashkiak në mandatin e parë të lumtur ose ndoshta në mandatin e dytë, deri diku të lumtur, shprehej pak a shumë kështu Tirana nuk mund të bëhet kurrë si Parisi. Tirana nuk mund të jetë kurrë Parisi, por, dhe Viena smund të jetë Parisi, as Lucerna nuk mund të jetë Parisi, as Stokholmi smund të jetë Parisi. Ama, të tëra këto janë qytete të jetueshme. Si Parisi. Ne mund ta bënim Tiranën e re të pas 90-ës vend bashkëjetese qytetare, si Parisi, me arkitekturë si Amsterdami, ekologjik si Stokholmi, të paqtë si Lucerna. Mund… por ja që ata që mund ta kishin bërë, i ulën ca standardet.

Ne nuk mund të kopjojmë qytete, por, mund të ndërtojmë atmosferë si e tyrja. Po të jetonim Tiranën si zviceranë, Tirana që shohim nuk do i ngjante

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›