Integrimi ne BE projekti i shekullit per shqiptaret

Kryeministri Sali Berisha e ka cilesuar projektin e integrimin ne BE si projektin me te rendesishem te shqiptareve te cilin ata po e realizojne duke e fituar me merite me permbushje standardesh dhe jo se po ua fal kush. Gjate nje prezantimi tek kompanite e medha investuese te Wall Street-it kryeministri i ka ftuar ata te investojne ne Shqiperi ne nje vend anetar te NATO-s qe ne 2 vjet ka arritur te firmose kontrata investimesh me nje vlere prej 6 bilione dollaresh
Kryeministri Sali Berisha ka promovuar dje para drejtuesve te kompanive financiare dhe investuese te Wall Street sukseset ekonomike te Shqiperise reformat e ndermarra dhe klima e favorshme per zhvillimin e investimeve te huaja. Kryeministri Berisha mbajti nje fjalim duke bere nje rezyme te te gjitha zhvillimeve kryesore ekonomike te Shqiperise qe nga periudha kur ai nisi angazhimin e tij si politikan per tu ndalur me gjeresisht ne politikat e suksesshme ekonomike te ndjekura nga qeveria shqiptare ne 5 vitet e fundit. Ne kete kontekst kryeministri u shpreh se arritjet e rendesishme ne fushen ekonomike si pergjysmimi i taksave modernizmi i sistemit te taksave heqja e barrierave burokratike per biznesin etj bene qe Shqiperia te kape me shpejtesi kohen e humbur duke shenuar nga viti ne vit rritje te ndjeshme ekonomike. Shqiperia eshte nje vend me plot shprese per qytetaret. Ne fillimet e mija si politikan njeriu te cilin une admiroja me shume ishte Ronald Regan. Une e lexoja dhe e besoja. Nga Regani mesova se taksat e uleta jane politika me e mire per tu ndjekur. Nga Regani mesova gjithashtu se eshte mekat te perpiqesh te kurosh padrejtesine. Dhe kete parim une e ndoqa. Nuk u perpoqa te merrem me industrine dhe ta perterija ate. Kjo dha rezultat. Ne u perpoqem te adoptonim standardet me liberale. Cdo vit te ardhurat e dyfishuan. Brenda pak viteve vendi im pati nje rritje ekonomike dyshifrore nga pothuaj nje vend i deshtuar. Politika e taksave te uleta funksionoi. Gjithashtu ne ecem shpejt edhe me procesin e privatizimit dhe per dy tre vjet pothuaj 80 e GDP-se vinte nga sektori privat tha kryeministri. Shefi i ekzekutivit theksoi se kur Partia Demokratike erdhi ne pushtet vendimi i pare qe u mor ishte pergjysmimi i taksave dhe pakesimi ne menyre te ndjeshme i administrates me 33 per qind. Ky ishte zotimi im perpara shqiptareve te cilin e mbajta. Se dyti pakesuam administraten ne menyre te ndjeshme me 33 per qind. Une kisha premtuar nje qeveri te vogel. Gjerat filluan te vihen ne levizje. Punuam shume per te hequr pengesat burokratike nga biznesi. Vendi im ka nevoje te ece shpejt. Nese te tjeret duhet te vrapojne ne duhet te fluturojme me qellim qe te kapim kohen e humbur. Ne kemi qene vendi qe kemi humbur me shume kohe. Diktatura pushtimet i sollen shume deshperim vendit tim. Prandaj kjo eshte hera e pare. Ne jemi nje vend i lire dhe te gjitha vendet e lira duhet te ndertojne te ardhmen e tyre. Kombi yne mbijetoi tha Berisha. Kombi im ka patur dy projekte projektin e NATO-s dhe fale qeverise amerikane dhe presidentit Bush dhe me vone presidentit Obama ne u beme anetare te NATO-s gje qe ishte jashtezakonisht e rendesishme. Nese gjate dy viteve nenshkruam kontrata prej 6 bilione dollaresh kjo erdhi sepse anetaresimi i Shqiperise ne NATO solli siguri per investitoret. Aktualisht eshte projekti i Bashkimit Evropian. Une e konsideroj kete si nje proces te bazuar ne meriten. Dhe kudo qe takoj koleget e mi kushdo qofshin ata presidenti i Frances kancelari i Gjermanise te gjithe atyre u them qe ne kemi nevoje per nje vleresim te drejte dhe per mua procesi i bazuar ne merite eshte i dobishem ne shume aspekte. Le te marrim globalizimin une besoj ne te dhe te qenit anetar i BE-se ka shume me hapesire se rajoni po ashtu per investitoret. Une u them investitoreve shikoni po investoni ne zemren ne tregun evropian me te madhin ne bote dhe ky eshte nje avantazh. Per mua per qeverine time eshte projekti i shekullit dhe po bejme me te miren per te permbushur te gjitha kerkesat. Pa dyshim eshte nje univers kerkesash standardesh normash kriteresh por te gjitha jane per interesin me te mire te qytetareve shqiptare. Kryeministri beri nje ekspoze te detajuar te potencialeve te pafundme qe ofron Shqiperia per investitoret e huaj ne fusha te ndryshme duke u ndalur ne menyre te vecante ne sektorin energjetik turizem industrine minerale etj. Dy argumente te tjere te kesaj ekspozeje ishin eurobondet pra bonot e thesarit te emetuara nga qeveria shqiptare ne euro dhe kontratat per hidrocentralet private. Kete vit iu drejtuam euro-tregut. Deutche Bank dhe Morgan ishin optimiste lidhur me eurobondin shqiptar. Por kjo nuk ishte koha e duhur per shkak te borxhit grek dhe kjo u pa edhe ne diten kur do te takonim investitoret ne Londer por ne mengjes borxhi grek shenoi piken maksimale. Ne u terhoqem po keshtu edhe 8 qeveri te tjera. Tani do te rikthehemi. Ne nuk jemi vend qe perdor euron por ne jemi nje ekonomi me permasat e euros. Kjo pati efekte vitin e kaluar. Megjithate monedha jone eci me mire se te gjitha monedhat e tjera jashte eurozones eshte shprehur Berisha. Vendi im nuk eshte nje vend i madh eshte nje vend i vogel ne harte por me potenciale te medha ne fushen e energjise nje vend i bekuar plot me ujera. Fale nje ligji shume te favorshem ne ia dolem qe te hapim nje gare shume te mire per ndertimin e hidrocentraleve dhe keshtu ne dy vite qeveria shqiptare nenshkroi 220 kontrata per te ndertuar 220 hidrocentrale. Nje prej tyre do te jete me i madhi ne Evrope sepse do te ndertohet nga kompania austriake EVN dhe ajo norvegjeze Statgraft por gjithashtu ka nga e gjithe bota. Puna ka filluar per ndertimin e 36 prej tyre shtoi kryeministri. Berisha theksoi me tej para investitoreve te Wall Street se qeveria shqiptare eshte e angazhuar ne vazhdimesi per krijimin e lehtesive maksimale per biznesin vendas dhe te huaj duke siguruar keshtu nje klime shume te pershtatshme per investime. Me premtimin se cdo investim i huaj ne Shqiperi eshte nje histori suksesi kryeministri Berisha i ftoi te pranishmit te vizitonin vendin tone per te pare nga afer dhe provuar mundesite qe ai ofron. Gjate punimeve te Asamblese se Kombeve te Bashkuara kryeministri Sali Berisha do te mbaje sot nje fjale ne samitin Objektivat e sfidave te mijevjecarit.
...