E Diel, 1 Nëntor 2026

"Agimi i Artë" zgjerohet në komuna tjera në Shqipëri

“Gjuetisë” për zbulimin e selive të veta në periferi të Sarandës, partia neonaziste greke “Agimi i Artë”, është duke iu përgjigjur me përpjekje të reja për zgjerimin e veprimtarisë në territorin shqiptar, transmeton Balkanweb.

Burime konfidenciale që vijnë nga shteti helen, japin sinjale se ‘agimartasit” kanë gjetur njerëzit e duhur për të organizuar dhe realizuar një takim të gjerë këtë fundjavë në një nga fshatrat e komunës së Finiqit.

Me gjasë, disa nga krerët e organizimit të këtij takimi në fshtarat e Finiqit, gjenden në Sarandë, prej atyre që kanë influencë të konsiderueshme në pjesëtarët e minoritetit grek në këtë komunë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›