“Kosova Petrol” ua vonon me muaj pagat punëtorëve

Kompania që mban numrin më të madh të pikave të hapura për shitjen e karburanteve në Kosovë, “Kosova Petrol”, është zhytur në krizë financiare.
Punëtorët e kësaj kompani ka muaj që nuk kanë pranuar të ardhura mujore. Përveç kësaj, në disa pika në kryeqytet të furnizimit me karburante të kësaj kompanie, mungojnë rezervat e benzinës dhe të naftës shkruan koha ditore.
“Kohë pas kohe i marrim nga 100 euro si kompensim për punën që bëjmë. Na është thënë që nëse ankohemi do të na largojnë nga puna”, ka thënë njëri nga punëtorët e kësaj kompanie që nuk ka dashur ta bënte publik emrin./Indeksonline/