E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stark: Greqia të zbatojë planin e masave

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Bankës Qendrore Evropiane Juergen Stark ka kërkuar nga Greqia të zbatojë programin e saj anti-krizë.
 

Në një intervistë për “Die Welt”, Stark ka theksuar se liderët evropianë i kanë dhënë sinjale të qarta Parlamentit dhe qeverisë greke lidhur me zbatimin e planit të masave anti-krizë.
 

“Nga Greqia presim që të zbatojë planin e masave dhe privatizimet, ashtu siç ka rënë dakord me komunitetin ndërkombëtar”, ka pohuar Stark ndërsa ka shtuar se nëse Athina nuk aktivizon planin e kursimit atëherë nuk do të ketë financime nga komuniteti ndërkombëtar.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›