E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fondet ndihma e BE-se Shqiperia te behet nje menaxhere e mire

Selia e Bashkimit Europian

Tirane 27 qershor 2011 NOA- Bashkimi Europian ndihmon qeverine shqiptare te perthithe sic duhet fondet.  Projekti me vlere 1.35 milion euro synon menaxhimin e decentralizuar te fondeve te BE-se ne menyre qe autoritetet shqiptare te jene pergjegjese per programimin prokurimin nenshkrimin e kontratave berjen e pagesave dhe per kontrollet financiare mbi parate e taksapaguesve te BE-se qe jepen per zhvillimin e Shqiperise. Projekti synon vecanerisht rritjen e kapaciteteve te autoriteteve shqiptare per te menaxhuar fondet ne kuader te Instrumentit per Para-aderimit prej te cilit jane dhene 275 milion per periudhen 2007-2010. Pergatitja per menaxhim te decentralizuar te fondeve IPA e mundeson Shqiperine te pergatitet per te mbajtur me sukses nje nga pergjegjesite kryesore te anetaresimit menaxhimin e te ashtuquajturve Fonde Strukturore dhe te Kohezionit fonde qe vendet anetare te BE-se marrin per te integruar me mire rajonet e tyre me te varfra dhe per te zhvilluar infrastrukturen.

Gjate ceremonise se prezantimit z. Luigi Brusa i Delegacionit te Bashkimit Evropian ne Shqiperi theksoi se Shqiperia do te jete ne gjendje te perfitoje dhe me ne fund edhe te menaxhoje fondet e te pese komponenteve te Programit IPA vetem pasi te kete marre statusin e vendit kandidat dhe sic dihet shume mire nga Opinioni i Komisionit Evropian duhet shume pune qe Shqiperia ta fitoje kete status.

Shqiperia do te jete ne gjendje te menaxhoje vete fondet e BE-se kur ngritja e strukturave perkatese per menaxhimin e decentralizuar te jete e plote dhe ato te jene funksionale. Vleresimi i pergatitjes se Shqiperise eshte i detajuar dhe i plote perfshin aktore te ndryshem dhe fillon konkretisht me Raportin e Vleresimit te Perputhshmerise qe pritet te kryhet shume shpejt. Ne fund auditoret e Komisionit Evropian do te percaktojne nese menaxhimi i fondeve te BE mund t8217i besohet autoriteteve te vendit.

a.q/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›