Te vdesesh per nje ure
Malesi e Madhe- Mungesa prej vitesh e nje ure qe te con ne fshatin Tamare ne zonen e thelle te Malesise se Madhe, ka shkaktuar viktimen e radhes. Banoret gjeten rreth ores 19:00 te se merkures ne ujin e lumit Cem, trupin e pajete te 53 vjecarit Ndue Lekocaj, banues ne kete zone. Policia tha pas hetimit qe nisi mengjesin e djeshem, se ngjarja eshte aksidentale, pasi viktima nuk kishte mundur dot te kalonte ne nje shkalle te vendosur per te kapercyer lumin. Kjo ngjarje ka kthyer edhe nje here ne vemendjen e banoreve pakenaqesine per mungesen e infrastruktures ne kete zone te thelle te veriut te vendit.
Ndue Lekocaj kthehej ne mbremje ne fshatin e tij, pasi kishte udhetuar per ne Malesine e Madhe, gjate dites. Erresira duket se i ka veshtiresuar gjerat 53 vjecarit, teksa perpiqej qe shume prane fshatit, buze lumit Cem, te ngjitej ne nje shkalle te ndertuar nga banoret ne mungese te infrastruktures. Prurjet e lumit nuk mundesonin kalimin e tij ne terren, ndaj Lekocaj ka nisur te ngjise shkallet. Por ne nje moment ai ka rreshqitur duke rene nga nje lartesi prej 10 metrash. Trupi eshte fundosur ne uje dhe gjendja e shokut qe ka pesuar i ka sjelle edhe mbytjen. Per fat te keq te 53 vjecarit, ne ato momente nuk ka pasur banore te tjere prane ures se improvizuar. Vetem pas ngjarjes, disa prej banoreve te Tamares, kishin vene re nje trup qe pluskonte ne uje, duke lajmeruar edhe policine.
Uniformat blu udhetuan mengjesin e djeshem drejt zones se thelle te Kelmendit, komune qe ka nen administrim edhe fshatin ku ka ndodhur ngjarja. Banoret i treguan agjenteve se si kishin gjetur trupin e Ndue Lekocajt. Madje ata kane shprehur pakenaqesi se terreni eshte i rrezikshem dhe mungojne kushtet e sigurise. Policia e konsideroi ngjarjen si aksidentale dhe pa fajtor, ndersa shkak jane bere shkallet e ngritura per te kaluar lumin.
R.Llazari