E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flijohet ne arrati i kerkuari

BERAT- Fund tragjik per nje 38 vjecar qe dyshohej per masakrimin, mesditen e se merkures, te djalit te xhaxhait, njekohesisht topograf i komunes se Kutallise ne Berat. Perparim Selami eshte gjetur pasditen e djeshme ne momente agonie ne banesen e nje te afermi te tij, emigrant ne Greqi, ndersa ishte vetehelmuar me fostoksine ne caste pendimi per krimin e kryer. Policia tha se viktima ishte ne kerkim, per plagosjen me motive pronesie, te Bujar Selamit, 45 vjec, kusheri i te dyshuarit. Trupi i 38 vjecarit eshte gjetur nga banoret e Kutallise qe kujtonin se familja qe kishte emigruar ne Greqi ishte kthyer. Edhe pse u dergua ne spitalin e Fierit me urgjence, i riu nuk mundi te mbijetonte.

Familjaret bene identifikimin e viktimes ne morg, kurse policia kreu hetimet e para, duke e konsideruar ngjarjen si nje vetehelmim ne kushte depresioni.

Burime zyrtare te komisariatit te policise se Beratit bejne me dije se dje rreth ores 16:00, kane marre njoftim nga spitali i Fierit dhe koleget e ketij qyteti se i dyshuari i plagosjes se rende te 45 vjecarit Bujar Selami, kishte mberritur per ndihme mjekesore, por pak minuta me pas kishte nderruar jete. Nje grup hetimor ka udhetuar drejt qytetit myzeqar ku ka kryer verifikimet e nevojshme, kurse familjaret e te ndjerit Perparim Selami bene edhe identifikimin e tij. Mjeket i thane policise se pacienti ishte regjistruar ne baze te nje dokumenti qe iu gjet ne trup, kurse shkaku i vdekjes ishte konsumimi i nje sasie helmi fostoksine.

"Te vetmet fjale qe tha kur mberriti ne gjendje agonie ishte pohimi per kryerjen e aktit te vetehelmimit", thane bluzat e bardha. Trupi i tij eshte derguar me pas ne morgun e qendres spitalore te qytetit te Fierit, ku dhe eshte bere me pas identifikimi nga ana e policise dhe familjareve. Nga hetimet e uniformave blu te Beratit mesohet se 38 vjecari ishte gjetur ne nje banese te te afermve te tij emigrante ne fshatin Kutalli, ku dhe ishte strehuar pas ngjarjes. Familjaret i thane policise se nuk dinin gje per vendstrehimin e Perparimit dhe se diten e ngjarjes u kishte treguar se do te takonte Bujarin me qellim qe te zgjidhte ceshtjen e pronesise. Ne dyshime se kusheriri mund te vdiste nga casti ne cast dhe i penduar, 38 vjecari ka gjetur rrugen e flijimit per te shlyer edhe krimin e kryer. Dosja hetimore sipas policise i kaloi po dje prokurorise se rrethit per verifikime te metejshme.

E.Hazizolli


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›