Starova e shnderron Teuten ne nje diktatoreNë pesë javët e dyta (6-10), “mbretëresha” durrsake, është grumbulluar 13 pikë: 4 fitore e një barazim

Kush rikthehet në pesë javët e para të kampionatit do të shikonte një Teutë të shëmtuar totalisht në krizë, me vetëm 3 pikë. Por në pesë javët e dyta (6-10), “mbretëresha” durrsake, është “zbukuruar”: 13 pikë (4 fitore e një barazim).
Me një trajner dy-herë kampion si Sulejman Starova (me Partizanin e Tiranën), Teuta është një nga skuadrat më në formë të kampionatit. Dhe këtë e dëshmoi edhe kundër një Bylisi, që nën “patronazhin” e Hysën Dedjes (një tjetër trajner kampion), morri tri pikë të tjera të arta e që e mbajnë fort në mesin e artë të tabelës, dukshëm e shkëputur nga vendet 7-12.
Teuta fitoi me rezultatin e ngushtë 1-0, falë golit të realizuar me penallti nga Emiljano Vila (73’), pas faullit të ballshiotëve ndaj sulmuesit Vangjel Mile, teksa një minutë më parë ishte largua me karton të kuq kapiteni i Bylisit, Johan Driza.
Teuta - Bylis 1 - 0
Shënues: Vila 73 (11-m)
Teuta: Vashaku, Ndreka, Dushku, Ahmeti (Buna 57′), Jakupi, Gjondeda, Dosti (Qorri 62′), Muçollari, Vila, Hysa, Mile. Trajner: S.Starova
Bylis: Miselovski, Driza, A.Muça, Nevez, Kapaj (Stafa 82′), G.Muça, E.Dalipi, Nenaj, Hodo, Bakiu (Chabore 53′), K.Dalipi. Trajner: H.Dedja.
Gjyqtarë: L.Jemini, S.Avdo, G.Qirici (Tiranë)
Kartonë të verdhë: Ahmeti, Ndreka, Vila, Dushku, Gjondeda
Kartonë të kuq: Driza 72'
BILANCI MIDIS SKUADRAVE
14 ndeshje
8 fitore Teuta
E fundit: 1-0 08.11.2004
4 barazime
I fundit: 1-1 05.10.2002
2 fitore Bylis
E fundit: 2-1 20.03.2002
19 gola te shenuar Teuta
8 gola te shenuar Bylis
E Shtune, 08 Nentor 2008