Vllaznia rekord sezonal, Dhembi shkon gjashtë Shkodranët u ngjitën në kuotën e 18 pikëve, po aq sa Shkumbini, me të cilin ndan edhe sulmin më të mirë të kampionatit në këto dhjetë javë: nga 15 gola

Vllaznia vendosi një rekord sezonal në javën e 10-të të Superligës me fitoren me të thellë, që një skuadër ka arritur në transfertë. 1-4 ndaj Lushnjës së trajnerit Vasil Bici, i cili ka përjetuar një nga ndeshjet më të hidhura të tij, përsa i përket performancës së lojtarëve që i drejton pas vetëm 15 ditësh.
Furia shkodrane nisi me shkodranin Elvin Beqiri (11’), vazhdoi me malaziasin Bashiç (27’) e korçaren Paulin Dhembi (31’). Për ish-mesfushorin e Partizanit ky ishte goli i gjashtë sezonal, duke lenë pas vetes 3-herë golashënuesin më të mirë të Shqipërisë, Vioresin Sinani (5 gola këtë sezon).
3-0 qysh në pjesën e parë i ftohu keq lushnjarët, që pësuan golin e katërt dy minuta pas fillimi të pjesës së dytë, një gol i realizuar me penallti nga Suad Lici. Doçi i Vllaznisë u ndëshkua me karton të kuq pas goditjes së një kundërshtari, duke lënë skuadrën e tij me dhjetë lojtarë qysh nga minuta e 55-të. Golin e nderit për Lushnjën e shënoi kapiteni Gentian Çela nga pika e bardhë në minutën e 93-të.
Një fitore e bukur në ndeshjen e 85-të historike midis dy ekipeve, 53 fitore Vllaznia, 19 Lushnja. Vllaznia u ngjit në kuotën e 18 pikëve, po aq sa Shkumbini, me të cilin ndan edhe sulmin më të mirë të kampionatit në këto dhjetë javë: nga 15 gola.
Kategoria Superiore
Java 10: 08.11.2008,
Ora 14:00, St."R.Haxhiu", Lushnje
Lushnja-Vllaznia 1-4
Shënues: G.Çela 93′ (11-m)/ Elvin Beqiri 11′, Bashiç 27′, Dhëmbi 31′, Lici 47′ (11-m)
Lushnja: Spaho (Bejte 37′), Xhafa, Hasalla, E.Çela, P.Arbri, Korreshi (Elezi 57′), Sekseri, G.Çela, Bokatola, G.Arbri (Canka 39′), Bubeqi. Trajner: V.Bici.
Vllaznia: Grima, Lici, Osja, Bashiç, Belisha (Rraboshta 78), Sinani (Hoti 46′), Boadu, Beqiri, Nallbani (Bala 82′), Dhëmbi, Doçi. Trajner: A.Canaj.
Gjyqtarë: A.Taullau, A.Pregja, D.Agaraj (Tiranë)
Kartonë të verdhë: Xhafa, Lici, Belisha, Dhëmbi
Karton i kuq: Doçi 55'
BILANCI MIDIS SKUADRAVE
85 ndeshje - - -
19 fitore Lushnja
E fundit: 2-0 12.03.2005
13 barazime -
I fundit: 1-1 04.12.2000
53 fitore Vllaznia
E fundit: 4-1 08.11.2008
72 gola te shenuar Lushnja
158 gola te shenuar Vllaznia
E Shtune, 08 Nentor 2008