E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhihani, golashënuesi më i mirë nga legjionarët Për ish-lojtarin e Besës së Kavajës, goli kundër Iliçivets ishte shtati sezonal

Askush nuk e përfill në Federatën Shqiptare të Futbollit, në selinë ku hartohet edhe lista e Kombëtares, por Parid Xhihani vazhdon të tregojë se është bomberi më i mirë shqiptar sezonal në kampionatet e huaja. Sulmuesi kavajas shënoi golin e fitores 2-1 të Zorja Luganskit nga Iliçivets (2-1) në kampionatin ukrainas. Për ish-lojtarin e Besës së Kavajës ky ishte goli i tij i shtatë sezonal. Më parë Xhihani kishte shënuar kundër Kharikivit, Krivbasit (të Bylykbashit e Bulkut), Çornomorets (2 gola) dhe Arsenalit të Kievit dhe Shahktjor Donjeckut. 25-vjeçari Xhihani është golashënuesi më i mirë i ekipit të tij pas 14 ndeshjes.

E Shtune, 08 Nentor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›