Starova prezantohet si trajner i ri i Tiranës

Sulejman Starova është prezantuar zyrtarisht si trajneri i ri i Tiranës, duke zëvendësuar në pankinë Devi Mukën. Starova, i cili është rikthyer në drejtimin bardheblu pas tri vitesh është shprehur se objektivi fillestar i tij është të sigurojë vendin e tretë në këtë sezon, që do të thotë një vend në Kupat e Evropës.
"Objektivi kryesor i momentit, është skuadra nëpërmjet këtyre tetë ndeshjeve që kanë ngelur, pra janë 24 pikë në valle, të arrijë të zërë objektivin që i ka ngel Kupa e Evropës. Gradualisht, për të menduar dhe për një Tiranë më të fortë që të jetë e gatshme për sezonin që vjen", tha Sulejman Starova, trajneri i Tiranës.
Megjithëse nuk ka dhënë detaje në lidhje me kontratën, Starova është shprehur se do të jetë ai që do të ndërtojë skuadrën për sezonin e ardhshëm, ku do të kërkohet fitimi i titullit kampion.
"Detyra ime është të bëjë maksimumin për të kapur këto rezultate, por sigurisht dhe duke vënë shinat për një Tiranë për vitin tjetër", vijon Starova. Pas 25 javësh të luajtura në Superligë, Tirana renditet në vendin e katërt të klasifikimit me 35 pikë.
Nertan Prifti < I mëparshmi