Startojnë aktivitet e Pranverës Frankofone
por edhe koncerte dhe pjesë teatrale do të performojnë në disa qytete të Shqipërisë. Ambasada Franceze në Tiranë, në bashkëpunim me Aleancën Franceze dhe ambasadat rumune, egjiptiane, greke maqedonase dhe institucionet kulturore në vend, do të sjellin aktivitete të shumta kulturore deri në javën e parë të muajit prill. Dita Ndërkombëtare
e Frankofonisë (20 mars) është rasti për të festuar frankofoninë, e ndërtuar në bazë të diversitetit kulturor. Sot aktivitetet do të nisin me shfaqjen koncert Kori i fjalëve, i cili do të jepet në Cirkun e Tiranës, për të vazhduar më tej me konferencën Muzika dhe komunikimi. Pranvera Frankofone do të sjellë për të gjithë frankofonët Mbrëmje poetike franceze (në shqip) bisedë me Edmond Tupen rreth 10 fjalëve të Frankofonisë, konkurs i 10 fjalëve të Frankofonisë në Korçë. Në programin e Pranverës Frankofone vihen re edhe projeksionet e filmave si: Gjeli kokëprerë, realizuar nga regjisori rumun Radu Gabrea , Lufta mbaroi, realizuar nga maqedonasi Mitko Pano, Ujë dhe zjarr, realizuar nga Kiro Urdin, Misteret e Egjiptit me Omar Shariff, realizuar nga Bruce Neibaur. Teatri, si një nga shtyllat e rëndësishme të këtij aktiviteti do të ketë pikëtakimet e tij me publikun me shfaqjet: Ishulli i të gjitha rreziqeve nga Ann Rocard, interpretuar nga nxënësit e Liceut të Gjuhëve të Huaja Asim Vokshi në Tiranë, si dhe teatri në shqip Sonte jam vetëm nga Andre-Paul Antoine, vënë në skenë nga Enver Petrovci, me aktorët Ilir Tafa dhe Niada Saliasi, një shfaqje që do të interpretohet në sallën Çehov të Teatrit të Metropolit në Tiranë. Organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme Franceze dhe Shqiptare, Pranvera Frankofone do të ketë një lëvizje në shumë qytete të vendit si Tiranë, Korçë, Përmet, Shkodër, Elbasan, duke ruajtur një gjithëpërfshirje të aktiviteteve si koncerte, takime poetike, homazh për shkrimtarët francezë, teatër dhe performance artistike.