E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama te rinjve Angazhohuni ne politike

Akademia

Edi Rama ka perseritur mesazhin e tij drejtuar te rinjve kesaj radhe me nje audience me te zgjedhur parimisht me te angazhuar. Ai ka mbajtur nje leksion para fituesve te Akademise Politike te Partise Socialiste ne te cilin eshte perqendruar te nevoja e freskimit te politikes me prurje te reja ne mentalitet dhe botekuptim. Bashkerisht ne mund ta bejme politiken dicka krejt tjeter sepse politika ne vetvete eshte fisnike. Sa me shume ju te merreni me politiken aq me pak ajo do te gaboje me ju per te miren e pergjithshme te te gjitheve dhe per ju personalisht. Te merresh me politike do te thote te mbeshtesesh endrrat te besh te mundur bashke me te tjeret gjera qe dalin jashte fuqive te nje individi familjeje apo komuniteti ndaj per te ndodhur kjo duam qe te gjithe ju te qendroni bashke me ne. Ne duam tju degjojme dhe te na degjoni. Per te bere kete vlen edhe Akademia Politike edhe procesi i vecante qe kemi pergatitur per te gjithe ju - tha Rama. Sipas tij Akademia mundeson nje gare edhe ne politike e cila qytetarit shqiptar sot i ofrohet ndryshe. Nje gare qe mbetet ne thelb domethenese pse permes saj mund te materializosh ndryshimin. Jo vetem nuk do te pendoheni ne fund te ketij rrugetimi por do te jeni me te pasur ne dije dhe eksperience -tha kreu socialist.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›