Starton "Rally Albania 2010"etapa e parë TiranëHimarë, 400 km
TIRANE- Ka nisur dje "Rally Albania 2010", gara me makina e dyta në Ballkan për nga madhësia dhe nga pjesëmarrja. Vetë Kryeministri Sali Berisha ka qenë i pranishëm për të përshëndetur garën e cila startoi nga bulevardi "Dëshmorët e Kombit", në Tiranë, për të përshkuar më pas rrugët e Shqipërisë. Këtë vit marrin pjesë 260 garues nga 12 shtete: Itali, Greqi, Spanjë, Gjermani, çeki, Sllovaki, Slloveni, Austri, Bullgari, Poloni, Zvicër dhe Shqipëri.
"Rally Albania" do të përshkojë rrugët në 60 për qind të territorit të Shqipërisë dhe ndër garuesit do të ketë edhe pjesëmarrës me eksperiencë, që kanë konkurruar edhe në gara të tjera të këtij lloji nëpër botë.
Etapa e parë do të jetë Tiranë- Himarë, 400 km.
Në këtë edicion do të marrë pjesë një garues që ka dalë 5 herë kampion në garën Rally "Paris - Dakar" në motocross. Do të ketë një ekip që ka marrë pjesë me makinë 4x4 në garën "Rally Paris - Dakar". Gjithashtu, në këtë garë do të jetë edhe kampioni i Europës për motocross në vitin 2009. Gara do të zhvillohet në zonat malore në veri e në jug dhe do të zgjasë 6 ditë. Shumica e pjesëmarrëseve janë të huaj, por nuk mungojnë as shqiptarët.
(fotoja shoqeruese nga Alket Islami)
(s.g/balkanWeb)